18m²
Hapsia e Brendshme
Druri
Hapsia e Jashtme
1
Banjo elegante
Modeli “Taurus” ofron një hapësirë të brendshme prej 18m², të dizajnuar në mënyrë perfekte për komoditet dhe funksionalitet maksimal.
Brendësia është e dekoruar me imitim druri, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe moderne.
Hapësira përfshin:
- Një qëndrim ditor me shtrat King Size
- Një kuzhinë funksionale të pajisur për çdo nevojë
- Një banjo elegante
- Dy hyrje praktike: një hyrje kryesore dhe dalje direkte në një terasë të këndshme
Dyshemeja është e shtruar me keramikë cilësore, e kombinuar bukur me detaje druri dhe guri, si dhe aksesorë modernë në ngjyrë të zezë.
Eksterieri i modelit “Taurus” është i veshur me dru natyral, duke i dhënë shtëpisë një pamje autentike, elegante dhe shumë të ngrohtë.
Materialet cilësore dhe punimi i detajuar sigurojnë jo vetëm bukuri, por edhe qëndrueshmëri ndaj kushteve të ndryshme atmosferike.
Pamja e jashtme plotësohet me një terasë të integruar, perfekte për relaks, socializim apo shijim të ambientit të hapur.
Ngjyrat natyrale të drurit dhe elementet moderne në ngjyrë të zezë krijojnë një harmoni të jashtëzakonshme mes natyrës dhe stilit bashkëkohor.
Shtëpia modulare “Taurus” është zgjidhja ideale si për një çift që kërkon rehati dhe stil, ashtu edhe për investime
Durim dhe Qëndrueshmëri
Shtëpitë modulare janë të ndërtuara me materiale të forta dhe të qëndrueshme, të cilat sigurojnë një jetëgjatësi të gjatë dhe qëndrueshmëri të lartë ndaj kushteve të motit.
Instalim i Thjeshtë dhe i Shpejtë
Procesi i instalimit është i shpejtë dhe i thjeshtë, duke minimizuar ndotjen dhe diskomfortin gjatë ndërtimit.
Dizajn Modern dhe Estetik
Dizajni modern dhe i sofistikuar që i përshtatet çdo stili jetese dhe nevoje.
Pajisje dhe Teknologji të Avancuara
Përdorimi i paisjeve të fundit në kuzhinë, banjo, dhe zona të tjera për të siguruar një përvojë jetese komode dhe moderne.
Shtëpi modulare të instaluara
+
0
Vite Eksperiencë
+
0
Klientë të kënaqur çdo vit
0
+
Na Kontaktoni
Me përvojë të gjatë në prodhimin e moduleve të lëvizshme, AMIRI Group ofron Sanitary Container me cilësi të lartë, të pajisur me të gjitha standardet e nevojshme për komoditet dhe higjienë maksimale. Ne ofrojmë zgjidhje standarde dhe të personalizuara, sipas kërkesave tuaja specifike.